“S’ka shifra marramendëse, por…”- Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, Rama: Pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurtë të të dhënave

Feb 5, 2024 | 13:07
SHPËRNDAJE

Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit është nënshkruar mes kompanisë 4iG dhe qeverisë shqiptare, ku shpas kryeministrit Edi Rama “do të kthehet në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurt të të dhënave përmes një fibre optike”.

Kreu i qeverisë theksoi se projekti nuk ka shifra marramendëse, por shtoi se në “thelbin e vet projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do të krijojë”.

“4IG sot vjen si partner i qeverisë shqiptare për të ndërtuar këtë lidhje të parë ndërkontinentale të Shqipërisë që do të kthehet në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurt të të dhënave përmes një fibre optike lidhëse midis Egjiptit dhe Shqipërisë duke i dhënë mundësi vendit tonë që të garantojë një akses në këtë rrugë të re, në këtë austostradë të re dixhitale të Mesdheut për një sërë vendesh të Evropës Qendrore.

Ky është projekt i mirëseardhur sepse rrit në mënyrë domethënëse masën e mozaikut të projekteve që ne po bëjmë për ta transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin. Ky është në projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes në tërësi, një besim që rritet vit pas vit.

Kompania 4iG zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt ambicioz. Në pamje të parë projekti nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin e vet projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do të krijojë.

Do të pasohet nga të tjerë projekte të përmasave dhe ambices të këtij niveli” tha kryeministri Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura