“S’jam i kulluar, nuk mu bë qejfi, por…”- Lajmet për ish të dashurit e Kiarës, si reagoi Luiz Ejlli: Pse do më merrte leje mua, se dinte që ekzistoja

Mar 8, 2023 | 13:59
SHPËRNDAJE

Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar se e shkuara e partneres së tij, Kiara Tito, nuk është aspak problem për të.

luiz ejlli

Reagimi i tij erdhi pasi gjatë spektaklit të së martës, moderatorja për shkak avantazhit që fitoi si lidere e shtëpisë, iu dha mundësia për të lexuar dhe dëgjuar disa nga artikujt e shkruar për të.

Mes lajmeve, ishin edhe artikujt për dy ish të dashurit e saj, përfshirë këngëtarin e njohur Butrint Imerin. Luizi u shpreh se nuk e gjykon Kiara Titon për të shkuarën e saj pasi “as vetë nuk është i kulluar”.

“Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 dhjetor deri këtej, se ça ka ndodhur më përpara… Ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka. Nuk e kam ndërmend as t’ia numëroj as ti them qysh, kur, si, tek. Do me fol vetë se ka ndonjë traumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj.

Ama çfarë ka pasur, ka pasur. Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë, çfarë kam bërë për vete, duhet të jem i kulluar për vete. Kam bërë 1 mijë e 1 të zezat për vete. Si mund t’i them unë Kiarës ke shkuar me këtë apo? Edhe? Pse do më merrte leje mua, as nuk e dinte që ekzistoja.

Ne nuk i jemi premtuar në lindje njëri-tjetrit, jemi njohur me 24 dhjetor. Është mëse normale që mua kur i dëgjoj ato gjëra qejfi nuk më bëhet, nuk më vjen mirë, mërzitem por jo me të, por me situatën që krijohet, me lajmin që u bë”, shprehet ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura