Situata e tensionuar në veri të Kosovës, reagon KFOR: 25 ushtarë të plagosur në Zveçan

May 29, 2023 | 20:21
SHPËRNDAJE

KFOR-i ka njoftuar se 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

kfor

KFOR-i ka thënë se pasditen e sotme njësitë janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të ushtrojnë detyrën nga ndërtesat e kuvendeve komunale, raporton Koha.

Gjatë protestave, KFOR-i ka thënë se disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara.

Sipas këtij misioni, ushtarët kanë pësuar thyerje në pjesë të ndryshme të trupit dhe kanë marrë djegie nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.

KFOR-i ka thënë se ata kanë marrë trajtim mjekësor të menjëhershëm nga njësitet mjekësore të KFOR-it dhe aktualisht janë nën vëzhgim të ekipeve mjekësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura