Situata e tensionuar në Veri, gazetari për Panorama TV: Serbët kundërshtojnë vendosjen e flamurit të Kosovës në komuna! Pala tjetër nuk tërhiqet nga zbatimi i Kushtetutës

May 30, 2023 | 10:52
SHPËRNDAJE

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për Panorama Tv nga Zveçani, ka raportuar për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës ku tha se drejtuesit e lartë kanë kërkuar normalizim dhe uljen e tensioneve.

Gazetari Osman Stafa tha se nga situata e monitoruar në terren, pala serbe është e vendosur për mos t’u tërhequr nga kërkesat e saj, po ashtu dhe qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatim të Kushtetues në këto 4 komuna pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj.

Ai theksoi se pala serbe refuzon vendosjen e flamurit të Kosovës në këto katër komuna dhe nuk lejojnë që ai të valëvitet, pas zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë dhe që këta të fundit të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Drejtuesit e lartë të Kosovës kanë kërkuar që situata të normalizohet dhe tensionet të ulen, por ajo që shoh në terren është se pala serbe është e vendosur në kërkesat e saj. Por dhe qeveria e Kosovës kërkon që të zbatohet kushtetuta, pasi për rreth 1 viti nuk kanë funksionuar aktiviteti në komuna. Kosova ka deklaruar se Kushtetuta do të zbatohet në të gjithë territorin e këtyre 4 komunave. Pas zgjedhjeve, pala serbe ka kundërshtuar që flamuri i Kosovës të valëvitet në këto komuna. Sulmi ndaj forcave të KFOR është dënuar nga NATO”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura