Situata e Elseid Hysajt shqetëson Lacion: Ka një problem që duhet vlerësuar

Feb 23, 2024 | 18:04
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj nuk ka qenë në gjendje që të ndihmojë Lacion ashtu siç do të dëshironte mbrojtësi shqiptar në këto ndeshje të fundit. Futbollisti i Kombëtares, ka pësuar një dëmtim në javët e kaluara dhe duket se në ndeshjen e mbrëmshme të Serisë A ndaj Torinos, e ka përkeqësuar atë.

bandicam 2024-02-22 20-55-58-586

Lojtari u zëvendësua në fund të pjesës së parë nga trajneri Mauricio Sarri dhe pas sfidës, ky i fundit ka treguar se kjo zgjedhje kishte qenë e detyrueshme për shkak të situatës së lojtarit.

“Ka një problem në pjesën e mbrapme të femurit dhe duhet vlerësuar”, u shpreh trajneri para gazetarëve, duke bërë të qartë se situata e mbrojtësit tashmë bëhej pak shqetësuese. Sipas mediave italiane, ai duhet të bëjë vizita më të hollësishme për këtë dëmtim, i cili po penalizon aktivizimin e rregullt në pjesën e dytë të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura