Situata e COVID-19 në vendin tonë, MSH: 12 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

Apr 16, 2023 | 17:19
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin në lidhje me infektimet nga Covid-19, ku gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Ambulanca prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1, nderkohe qe varianti i ri i Covid-19, i njohur si Omicron eshte konfirmuar ne Shqiperi dhe ka sjelle rritje te ndjeshme te infektimeve. /r/n/r/nAmbulances near the Infectious Diseases Service at the Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has turned to quarantine, and has been renamed COVID 1 Hospital, while the new variant of Covid-19, known as Omicron is confirmed in Albania and has led to a significant increase in infections.

Në këtë hark kohor nuk është raportuar për viktima dhe janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

16 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 110 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Prill 2023)

  • Raste të reja ditore 12
  • Të shëruar në 24 orë 9
  • Të shtruar në spitale 9
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 110
  • Testime totale 2,052,830
  • Raste pozitive 334,082
  • Raste të shëruara 330,303
  • Raste Aktive 175
  • Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 145
  • Vlorë 14
  • Shkodër. 6
  • Fier 5
  • Elbasan. 4
  • Korçë 1
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura