Sirena alarmi në të gjithë Izraelin, Hamasi godet me “breshëri raketash” Tel Avivin

Dec 1, 2023 | 17:04
SHPËRNDAJE

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, pretendon se ka goditur një “breshëri raketash” në qytetin e madh izraelit të Tel Avivit.

Hamas

Brigadat Al Qassam bombardojnë Tel Avivin me një breshëri raketash në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhet në një deklaratë në mediat sociale.

Sirenat kanë rënë në të gjithë Izraelin ndërsa raketat u lëshuan përsëri nga Gaza, pasi marrëveshja njëjavore e armëpushimit u prish në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Izraeli është përgjigjur me mbi 200 sulme brenda Gazës, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

IDF nuk ka komentuar për ndonjë dëmtim brenda Tel Avivit, por disa media izraelite raportojnë për të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura