Sindroma e rrallë që po prek fëmijët/ Guvernatori i Nju Jorkut jep lajmin e trishtë për tre viktima: Nuk jemi më të sigurt se koronavirusi…

May 9, 2020 | 19:46
SHPËRNDAJE

Tre fëmijë në New York kanë vdekur nga një sindromë e rrallë inflamatore që besohet të jetë e lidhur me koronavirusin e ri. Lajmin e trishtë e dha Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo në një konferencë për shtyp të shtunën, shkruan Daily Mail.

28201350-8303587-image-m-14_1589043925009

Cuomo tha se autoritetet shëndetësore po hetojnë 73 raste të ngjashme të raportuara në të gjithë shtetin, ku fëmijët janë duke zhvilluar simptoma të sëmundjes Kawasaki ose sindromës së ngjashme me shok-un.

‘Prioriteti për ne sot ka të bëjë me një çështje të re që ka dalë e cila është vërtet shqetësuese dhe kjo është çështja që koronavirusi mund të ndikojë tek të rinjtë. Shumë të rinj, që janë foshnje, fëmijë në shkollë fillore, ‘tha ai.

‘Një nga të paktat lajme të mira ishte se të rinjtë nuk prekeshin [nga koronavirusi]. Ne nuk jemi më aq të sigurt që ky është fakt”.

28201352-8303587-image-a-13_1589043920814

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura