Si u zhdukën 600 mijë eurot e palmave në autostradë

Jan 30, 2017 | 22:27
SHPËRNDAJE

Autoriteti Rrugor ka nisur projektin për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës me tre korsi, ku parashikohet shtim i trafikut të makinave dhe lejim i shpejtësisë deri në 140 km në orë.Ky project I nisur që në vitin 2015, nuk parashikon palma apo bimë të tjera dekoruese në këtë aks, duke hedhur në kosh një investim prej rreth 600 mijë eurosh.

arrsh palma autostrade

Për mbjelljen e palmave dhe gjelbërimin e këtij aksi, u shpenzuar 600 mijë euro në një kohë që institucionet që morën pjesë në këtë project e dinin se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar pranon zyrtarisht se ka një projekt që ka nisur që në vitin 2015 për zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës mbi gjurmën ekzistuese.

ARRSh sqaron se kjo autostradë do të jetë në standartet evropiane dhe palmat nuk janë pjesë e projektit të gjerimit. ” Duke qene se Autostrada e ardhshme Tirane-Durres do te zgjerohet mbi gjurmen ekzistuese dhe do te pershtatet sipas Standardit Europian, nuk eshte parashikuar qe ne hapsiren e infrastuktures se re autostradale ku shpejtesia e projektimit eshte 140 km/h, te kete bimesi apo objekte te tjera dekorative per arsye te sigurise rrugore”, sqaron për Fiks fare ARRSH

palma autostradwe1

FSHZH: Kërkesa për palmat erdhi nga ministria e Mjedisit

Palmat kushtuan 150 mijë euro

Tre vje tmë parë, në fillim të Qershorit të vitit 2014 nisi realizimi i Projektit të Gjelbërimit për aksin Tiranë-Kashar-Rinas. Ky pojekt u financuanga Ministria e Mjedisit dhe kishte vlerën 60 milion lekë të reja. Punimet përfunduan në dhjetor 2014.

Pjesë e këtij projekti gjelbërimi u bë edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit sipas të cilit nga Ministria e Mjedisit iu kërkua vendosja e palmave si pjesë dekorative e segmentit Tiranë-Kashar.

FSHZH tha për Fiks fare se kostoja e cdo palme ishte 375 euro.

palma2

Në këtë kas janë vendosur 400 palma, të cilat sipas kostos që thotë FSHZH, kanë kushtuar 150 mijë euro.

Ermir Omari, specialist pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit sqaron se i gjithë projekti i rehabilitimit të këtij segmenti ka kushtuar rreth 266 milion euro. Projekt që është bërë në bashkëpunim të tre institucioneve: Ministrisë se Mjedisit, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Cili institucion kërkoi vendosjen e palmave në autostradën Tiranë –Durrës?

SIpas specialsitit të FSHZH, për vendosjen e palmave si bimë dekorative, është bërë një kërkesë nga Ministria e Mjedisit. Për këtë u çel një fond nga FSHZH dhe vetëm vendosja e palmave ka kushtuar rreth 150 mijë euro.

FSHZH mohon të ketë patur dijeni për një projekt zgjerimi të kësaj autostrade me një korsi më shumë. Nëse do të miratohet një projekt për gjerimin e kësaj autostrade, FSHZH deklaron se palmat janë lehtësisht të zhvendosshme.

palma3

Në deklaratën e saj FSHZH thekson se në projektin e gjelbërimi të segmetit Tiranë –Kashar është marrë edhe miratimi nga ARRSH

Ministria e Mjedisit: Ne nuk kemi kërkuar vendosjen e palmave.FSHZH nuk varet nga ne

Pavarësisht se FSHZH-it pretendon se kërkesa ka ardhur nga Ministria e Mjedisit kjo e fundit në një përgjigje për Fiks Fare ka deklaruar se kërkesa nuk ka ardhur prej saj as zyrtarisht dhe as si kërkesë formale.

Në një përgjigje zyrtare me shkrim, zyra e shtypit pranë kësaj ministrie thekson se në “projektin e Ministrisë së Mjedisit nuk ka asnjë palmë të parashikuar dhe/ose prokuruar nga ky institucion.”

Gjithashtu ministria e mjedisit thekson se kjo ministri nuk mund të urdhërojë Fondin Shqiptar të Zhvillimit, pasi ai nuk është institucion varësie i Ministrisë së Mjedisit

Nga përgjigja zyrtare e minisitrisë së mjedisit kuptohet se kjo ministri është shprehur zyrtarisht në parim, por ky mendim në asnjë rast nuk ka tagër detyrues për institucionin Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Vendosja e palmave është bërë në një territor/ jashtë territorit që menaxhon Ministria e Mjedisit”, theksohet në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni

ARRSH: Projekti I zgjerimit të autrostradës filloi ne 2015,palmat do të hiqen

Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha se ky projekt ka marrë miratimin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Për kamerën e Fiks Fare , drejtori i këtij institucioni nuk e pranoi ta ketë miratuar këtë projekt duke e shmangur përgjigjen dhe duke pohuar se ky nuk është një projekt i Autoritetit.

Ndërkohë që për gjelbërimin e segmentit Tiranë – Kashar janë investuar në total rreth 600 mijë euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte duke zhvilluar një tjetër projekt, pikërisht për të njëjtin segment rrugor. Ai u superstradës Tiranë- Durrës.

Po sipas Dashamir Xhikës, drejtorit të ARSH-së, në një përgjigje zyrtare të dhënë për emisionin Fiks Fare thuhet se: “A.Rr.Sh , sipas planit buxhetor te miratuar per vitin 2015 e ne vazhdim ka planifikuar realizimin e sherbimit te konsulences me objekt: ‘Studim – Projektim Zgjerimi I Superstrades Tirane – Durres’”.

Madje ky institcion ka lidhur edhe një kontratë me shoqerine konsulente të huaj “SPEA Ingegneria Europea” S.P.A për hartimin e Projektit të plotë të zbatimit.

ARRSH sqaron se Projekti i plote I Zbatimit te dorezohet per miratimin perfundimtar ne këtë institucion në fund të prillit 2017.

“Ju informojme se Palmat apo cdo bimesi dekorative qe pervijohet gjate akseve kombetare, nuk jane pjese e infrastruktures rrugore e cila ne kuptimin standard te fjales parashikon, pjesen kaluese primare dhe sekondare, veprat e artit dhe ato hidraulike, ,bankinat, skarpatat,sistemin e drenazhimit, te ndricimit si dhe aksesoret e sigurise dhe sinjalistikes rrugore. Duke qene se Autostrada e ardhshme Tirane-Durres do te zgjerohet mbi gjurmen ekzistuese dhe do te pershtatet sipas Standardit Europian, nuk eshte parashikuar qe ne hapsiren e infrastuktures se re autostradale ku shpejtesia e projektimit eshte 140 km/h, te kete bimesi apo objekte te tjera dekorative per arsye te sigurise rrugore”, sqaron kreu I ARRSH në përgjigjen zyrtare për Fiks fare.

E thënë ndryshe rreth 600 mijë euro janë hedhur dëm, pa marrë parasysh projektin që do ta ndryshojë rrënjësisht këtë segment. Projekt që mesa duket ka qënë edhe shkaku i përplasjes së këtyre institucioneve të paktën për sa i takon kërkesës për vendosjen e palmave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura