Si pritet të jetë ekonomia? Denaj për Panorama TV: Do të kemi rritje nga turizmi! Nëse nuk ndodhin situata të papritura

Jun 1, 2023 | 14:41
SHPËRNDAJE

Ligjvënësja e PS, Anila Denaj në një intervistë për Panorama Tv tha se ekonomia shqiptare pritet të ketë rritje, pasi numri i turistëve po rritet.

Denaj tha se një ndihmë të madhe në buxhetin e ekonomisë shqiptare ka dhënë bujqësia dhe real state, ku citoi se kjo e fundit ka ndikuar negativisht vetëm për kursin e këmbimit pasi ata që blenë pasuri të paluajtshme janë dhe të huaj.

Lidhur me rritjen e pagave të ligjvënësve, Denaj tha se këta të fundit duhet ta shohin si një dhuratë për të rritur produktivitetin në punë.

Pjesë nga biseda:

“Indeksimet kanë ndodhur, edhe më të shpeshta, bonuse janë dhënë por nuk janë të mjaftueshëm. Duhet të ndërhyhet në reformë për pensione.

Çfarë pret ekonomia shqiptare, cili do jetë efekti pas rritjes së pagave?

Nëse nuk kemi situata të lëvizjeve të mëdha të inflacionit, energjisë, ekonomia do rritet nga turizmi. Parashikojmë një numër turistësh deri në 9 milion në vit, duke rritur shërbimin dhe paga mesatare do të jetë fakt i shpejtë dhe rrija ekonomike do jetë e lartë. Turizmi dhe bujqësia do ndihmojë. Real State ka ndikuar pozitivisht, por negativisht për kursin e këmbimit pasi ata që blenë janë dhe të huaj. Nga sezoni turistik, real state do ketë ndikim në rritjen ekonomike dhe do sjelli bum në Shqipëri.

Do e votonit projektligjin për rritjen e pagave?

Do e votoja si gjithë kolegët. Nëse nisja për rritjen e pagave do niste më vonë, do i afrohesha kësaj qasje. Është një diskutim që diferenca është me një vit, duhet kuptuar se kjo është një dhuratë për të rritur përngjashmërinë dhe të gjithë të punojnë dyfish dhe të justifikohet vota. Cilësia e parlamentit vitin tjetër do jetë ndryshe.

Hierarkia e pagave është ajo që vendos diferencën mes punonjësve, dhe nuk duhet të jetë debati për këtë. Cilësia që kushtet ekonomike, roli i deputetëve duhet të shkojë me një pagë dinjitoze dhe të merituar. Nuk mund të ndodhte që sekretari dhe drejtori të marrë më shumë se deputetëve. Jam dakord që pagat e mësuesve, ushtarakëve, mjekëve të shikohen më shpesh dhe të deputetëve më pak. Për një analizë të plotë duhen thirrur më shumë ekspertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura