Si në filma/ Nuk i pranonin lidhjen me të dashurin 15 vite më të madh, babi dhe vëllai rrëmbejnë 22-vjeçaren, e mbyllin në bodrum dhe… Si arriti të shpëtojë

Jun 30, 2022 | 15:44
SHPËRNDAJE

Një ngjarje si në filmat mafiozë mund të konsiderohet ajo e rrëmbimit të një 22-vjeçareje shqiptare në Greqi nga babai dhe vëllai i saj, të cilët nuk pranonin lidhjen e të resë.

vajze rrembim dhune

Baba e bir rrëmbyen 22-vjeçaren dhe e mbyllën me çelës në një bodrum në Kaisariani  për ta detyruar që t’i jepte fund lidhjes me një 37-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Vajza kishte dalë me të dashurin e saj pasditen e së dielës, kur i ati, 50-vjeç dhe i vëllai, 21-vjeç, së bashku me një person tjetër kanë nisur ta kërkojnë me makinë në rrugët e Kypselit.

Ata kanë lokalizuar të renë teksa po ecte me 37-vjeçarin dhe kanë zbritur nga makina duke e marrë me forcë vajzën.

Më pas e kanë dërguar në një bodrum në Kaisariani dhe i kanë marrë telefonin në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi për të kërkuar ndihmë.

Baba e bir u përpoqën me orë të tëra ta bindnin që ishte në të mirën e saj që t’i jepte fund lidhjes. Por mëngjesin e së hënës, 22-vjeçarja arriti t’i bindte që duhej të shkonte në tualet. Për shak se në bodrum nuk kishte tualet, familjarët e kanë dërguar në banesën e një të njohuri që jetonte aty afër dhe vajza ka arritur të telefonojë policinë.

Pas pak minutash në vendngjare ka mbërritur policia dhe kur arritën tek bodrumi, zbuluan rrëmbimin e të resë.

22-vjeçarja ngriti padi dhe baba e bir u arrestuan të akuzuar për rrëmbim personi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura