“Si Mirush Kabashi janë të rrallë”- Ndanë bashkë skenën, Bujar Kapexhiu: Ishte i përsosur në të gjitha zhanret

Dec 5, 2023 | 11:22
SHPËRNDAJE

Regjisori Bujar Kapexhiu është shprehur se artistët si Mirush Kabashi janë të rrallë.

bujar kapexhiu

Në një intervistë për News24, regjisori u shpreh se Mirush Kabashi ishte i përsosur në të gjitha zhanret dhe ndarja e tij nga jeta ishte humbje e madhe.

“Është një artist i rrallë, ishte i përsosur në të gjitha zhanret. Ishte një njeri i rrallë dhe ishte humbje e madhe, ishte mësues për të gjithë. Ishte talent i veçantë. Nuk shikonte vetëm rolin e tij, por edhe të partnerit të tij, kishte kontribut të veçantë në aktivitetin që merrte pjesë.

E kam pasur edhe në shfaqjet e mia si regjisor dhe ishte moderator i spektaklit, dhe ishte i shkëlqyer. Ai e përpunonte tekstin në çdo germë, një saktësi, korrektësi. Si Mirush Kabashi janë të rrallë”, tha Bujar Kapexhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura