“Si janë Bora dhe Donaldi?”/ Nga mesazhi publik për Ylli Limanin te raportet me ish-banorët e BBVIP, rrëfehet Semi Jaupaj

Sep 28, 2022 | 8:29
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Semi Jaupaj ka realizuar si rrallëherë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të ndryshme.

20220928_081934_0000-3gi90u1j56hagpkbf8zj7k

Dhe sigurisht nuk kanë munguar pyetjet rreth çiftit Bora-Donald. E pyetur se “Si janë”, Semi përgjigjet “Nga fotoja dukeshin shumë mirë”, referuar postimit të çiftit ditën e djeshme në rrjetet sociale.

Po ashtu, kur i është kërkuar një foto me Donaldin ajo ka ndarë një nga “Big Brother VIP”, për të cilën aktori shkroi me humor: “Dhe ta mendosh se ke qenë e shëndoshë!”

Ndërkohë fansat i kanë kërkuar një bashkëpunim me Yll Limanin, gjë për të cilën Semi tha se duhet t’ia kërkojnë artistit. Gjithsesi nuk i kurseu superlativat për të duke thënë se i është mirënjohëse sepse e ka mbështetur që në fillimet e saj. “Gëzuar ditëlindjen! Të kam shumë xhan! Faleminderit për mbështetjen që më ke dhënë që ditën e parë timen!”- u shpreh ajo drejtuar Yllit.

Mes të tjerash Semi ka treguar se nuk do marrë pjesë në “Kënga Magjike”, por do jetë pranë fansave me këngë të reja.

E pyetur për betejën me ankthin këngëtarja tha se nuk ka kaluar ende dhe se ka “kohë kur ndihem mirë, ka kohë kur ndihem keq”.

Dhe sigurisht nuk ka munguar një pyetje për “Big Brother VIP”. Si i ka raportet ajo me ish-banorët?

“Marrëdhëniet me ish-banorët i kam shumë të mira. Me ata që kam ndenjur brenda. Vazhdoj ta ruaj shoqërinë edhe jashtë. Sigurisht tani i jemi kthyer jetës normale, nuk rrimë dot 24 orë me njëri-tjetrin. Se cili ka punët dhe hallet e veta, por shkruhemi, pyetemi “Si je”, urohemi për ditëlindje…” tha Semi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura