“Shumica e të rinjve e kanë të ndezur llampën e largimit nga vendi”, Artan Fuga për Panorama TV: Shifrat e emigracionit nuk janë shumë të qarta, tregu i punëtorëve në Shqipëri është i boshatisur

Mar 25, 2023 | 17:30
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga është shprehur se shumica e të rinjve shqiptarë mendojnë largimin nga vendi.

dgkgfhkkhf

Komentet Fuga i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se tregu i punëtorëve në Shqipëri është pak a shumë i boshatisur, pas sipas tij është e vështirë të gjesh muratorë, hidraulikë, mekanikë dhe profesionistë të tjerë.

Ai shtoi se shifrat e largimit të shqiptarëve sipas INSTAT nuk janë shumë të qarta, pasi sipas tij duhet një përllogaritje më e saktë, duke marrë parasysh që nuk duhet të shihen vetëm hyrje daljet nga vendi.

“Përsa i përket shifrave të largimeve duhet të kemi kujdes, sepse nuk janë shumë të qarta dhe nuk na japin siguri për një numër ekzakt. Kjo nuk ka të bëjë me atë që a largohen apo nuk largohen për një jetë më të mirë. Unë kur arsyetoj, e para që një pjesë e tyre jeton në vende të caktuara dhe tani që dihet që është Anglia fluski i emigracionit, ky është paramenti i parë. I dyti është që kur sheh nëpër biznese në Shqipëri, ti shikon njoftimi që kërkojmë punëtorë. Të kërkosh në Shqipëri muratorë, mekanikë, hidraulikë, ti shikon që tregu është pak a shumë i boshatisur. Shumica e të rinjve e kanë këtë llampë të largimit të ndezur. Shkalla e emigrimit nuk matet dot saktësisht me numrin e hyrje-daljeve në një muaj apo tre muaj. Kërkohen disa njësi të tjera matëse, sepse duhet ditur se sa janë nga ata që largohen që kanë hyrë një muaj më përpara. Sa janë nga ata që largohen që qëndrojnë atje 3 muaj. Shteti shqiptar dhe organizmat ndërkombëtarë duhet të nxisnin një studim për këtë gjë. E kam fjalën këtu që kur flasim për statistika edhe INSTAT duhet të bëjë kujdes sepse ato shifra tregojnë hyrje daljet, jo shkallën e emigrimit.

Do të më lejoni që të mos flas në gjuhën e fajësisë, por më lejoni të them diçka që mund të ketë vlerë. Një emigracion ndodh për dy arsye, një që ka të bëjë me kushtet e bazës ku nis emigracioni dhe e dyta me problemet që kanë të bëjnë me vendin pritës. Duhet studiuar situata politike, sociale, ekonomike në Angli. Pa parë këto ne nuk shohim dot as gjuhën e urrejtjes që shpërthen atje për emigrantët, për bashkëpatriotët tanë. Ekonomia angleze është në recension. Ka një rritje negative. Nëse Franca dhe Gjermania kanë një rritje të vogël pozitive, Anglia ka zbritje në ritmin e rritjes. Media ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë theksojnë se kjo vjen për arsye të 2-3 viteve të lodhshme nga COVID. E dyta për shkak të luftës. E treta sepse Anglia ka qenë shumë e varur nga gazi i importuar. Vuan edhe daljen nga Brexit. Janë rritur çmimet e mallrave që importohen dhe eksportohen, pra ka barriera më të mëdha. Ka një debat të fuqishëm në Angli mes laburistëve dhe krahut të djathtë se çfarë do të bëjmë tani të dalim nga kjo gjendje. Por edhe dhomat e ekonomisë kërkojnë emigracion. Shqiptarët e nuhasin këtë gjë. Unë 5 vite para ju sjell rastin e asaj që ndodhte në Gjermani. Kurrë nuk e deklaronte Gjermania që prisnin emigrantë, por me gjysmë zëri i pranonte. Këtu debati është nëse e majta thotë që duhen emigrantë, e djathta thotë që duhen emigrantë të specializuar.

Ajo që unë dua të them është që kjo çështje nuk zgjidhet me debate politike. Opinioni publik ushqehet me doza ksenofobie atje. Duhet bërë analiza e mirë e asaj gjësë, unë e shikoj si studiues. Cili është modeli i ekonomisë shqiptare. A kemi ne një model ekonomik që fuqinë e punës që vjen e re arrijmë ta integrojmë në treg apo jo, unë them që jo. Ne mbështetemi në 3 shtylla të mëdha të ekonomisë. Janë investimet kapitale shumë të mëdha, siç janë rrugë, aeroporte porte, hidrocentrale, që gëlltisin kapitale të jashtëzakonshme, por janë investime që në krahasim me madhësinë e tyre financiare nuk integrojnë punë. Nuk hapin vende pune. Këtu fillon kriza e madhe. E dyta është tregtia e vogël familjare që nuk hap fronte pune, është një ekonomi familjare që është e vjetëruar dhe dka rendiment. Janë ato qindra mijë njësi tregtare, ku në një rrugicë ke 10-15 që shesin fruta perime. E treta është ekonomia rurale, bujqësore, që ka rendimente jashtëzakonisht të ulëta që nuk konkurron dot tregjet e hapura. Kjo bën që të rinjtë të mos kenë mundësi të integrohen. Politika shqiptare dhe shteti shqiptar duhet të nisë të negociojë kuota, jo të hyjë në debat me ta”, u shpreh Fuga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura