Shumë thumbime me banderolën dhe dashuri, për Kosovë-Zvicër reagon edhe Rita Ora

Sep 11, 2023 | 9:18
SHPËRNDAJE

Një gol në minutën e 94-t i Vedat Muriqit i jep barazimin Kosovës përballë një Zvicre, e cila në përbërjen e saj, lojtarët më të rëndësishëm i ka me etni kosovare dhe sigurisht që si Xherdan Shaqiri, por edhe Granit Xhaka nuk ngurruan që ta shfaqnin këtë.

dardanet

Nëse kapiteni shkoi dhe i takoi në stërvitje një natë përpara ndeshjes, të gjithë kosovarët e tjerë të Zvicrës nuk ngurruan që të postojnë ndjesi dashurie për këtë duel kaq shumë të ndier, edhe pse për tifozët ultras të Kosovës, nuk është diçka e bukur që sot bashkëkombësit e tyre vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj përfaqësueseje. Prandaj, edhe atmosfera brenda sfidës, në tribuna dhe rrjete sociale, kishte dy anë, një të hidhur dhe një të ëmbël.

BANDEROLA – Ana e hidhur ishin tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, të cilët kishin shpalosur një koreografi para ndeshjes speciale me Zvicrën ku shkruhej: “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”. Një thumbim i drejtpërdrejtë ky për futbollistët nga Kosova që kanë zgjedhur të përfaqësojnë kombëtare të tjera. Dhe ndoshta në fund të sfidës, ky mesazh e ka pasur reagimin e tij të plotë, duke qenë se takimi përfundoi në barazim 2-2, me një pikë të marrë në minutën e 95-të, e cila pse jo është motivuar edhe nga thirrja e ultrasve të Përfaqësueses vendëse.

REAGON RITA ORA – Ana e ëmbël… Përveç mesazhit për shqiptarët e Zvicrës, të cilët pavarësisht mesazheve të tyre duket se nuk kanë një marrëdhënie të mirë me ultrasit e Kosovës, këta të fundit kishin përgatitur edhe një koreografi tjetër, për të nderuar lojtarët e Kosovës. Imazhi i banderolës ishte këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, e cila u shfaq më pas edhe në ekranin gjigant të stadiumit, e rrethuar nga shalli i Kosovës. Imazhi i vendosur në nderim të saj i ka rënë në sy edhe vetë këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet në rrjetet e saj sociale duke shkruar: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”. Dhe në fund, ky mesazh duket se i ka sjellë edhe fat Kosovës, pasi arritën barazimin 2-2 në frymën e fundit.

ora

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura