Shumë larg pamjes së tij të sotme, publikohet videoja e Putinit tek luante ping-pong në vitet ‘90. Ja si dukej presidenti rus

Sep 27, 2023 | 18:15
SHPËRNDAJE

Një video e rrallë e viteve ’90 të presidentit rus Vladimir Putin, është publikuar nga mediat e huaja në rrjetet sociale nga kanali finlandez YLE.

putin '90

Sipas Daily Mail, në këtë video Putin është filmuar gjatë pushimeve të tij në Finlandë, ndërsa duket me flokë pak më të gjatë e duke luajtur pingpong me një grup personash të tjerë.

Vladimir Putin, atëherë rreth 40 vjeç dhe ende oficer i KGB-së, sapo ishte bërë këshilltar i kryetarit të atëhershëm të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak.

Pamjet tregojnë Sobchak dhe Putin duke luajtur ping pong me truprojat e kryebashkiakut rus, ndërsa presidenti aktual rus buzëqesh.

vladimit putin

Në të njëjtat pamje, Putini shihet duke shkuar për peshkim, ndërsa shihet edhe gruaja e tij e atëhershme, Ludmila, si dhe dy vajzat e tij, Maria dhe Katerina.

Videoja është regjistruar në një vilë në pronësi të kompanisë finlandeze Thomesto, shkruan Daily Mail, që importonte dru nga Rusia.

Vila ndodhej në ishullin Torsö, i cili ndodhet rreth 96 km në perëndim të Helsinkit.

putin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura