“Shumë i trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të artistit të madh Mirush Kabashi” Balla: Lamtumirë dhe u prehsh në paqe

Dec 5, 2023 | 10:03
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare.

MIRUSH-KABASHI-1000x563

“Shumë i trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të artistit të madh Mirush Kabashhi. Lamtumirë dhe u prehsh në paqe”, shkruan Balla.

Postimin e tij, Balla e shoqëron me një video nga një interpretim i Mirush Kabashit, të bërë disa kohë më parë. Përveç aktrimit dhe prezantimit, Kabashi ishte edhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë.

Për ndarjen nga jeta e aktorit të madh, kanë reaguar edhe figura të tjera publike në vend.

Kabashi ndërroi jetë për shkak se prej disa kohësh vuante  nga një sëmundje e rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura