Shuhen flakët tek ish-uzina e përpunimit të naftës, vihen nën hetim për dy persona. Policia: Shkaktuan zjarrin dhe ndotën ajrin

Mar 1, 2024 | 19:37
SHPËRNDAJE

Flakët e zjarrit janë shuar në ish-Uzinën e përpunimit të naftës, të cilat u shkaktuan gjatë çmontimit të një depozite.

zjarr ballsh

Policia bën me dije se ka vënë nën hetim dy persona, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura