“Shqipëria qeveriset nga një kryeministër arrogant”- Sazan Guri në Panorama TV: KKT është vetë Rama. Mësymja në ‘Prestige Resort’, hakmarrje personale

Mar 23, 2023 | 11:48
SHPËRNDAJE

Akademiku dhe aktivisti Sazan Guri në një intervistë për Panorama TV ka deklaruar se mësymja e paligjshme e qeverisë në Prestige Resort në ditë feste, është “hakmarrje personale e nuk e luan topi”.

Duke komentuar situatën, Guri tha se Rama do t’i mbyllë gojën mediave.

“Mund të arrijë vetëm kryeministri pa vendim gjykate, vetëm me vendim të KKT që nuk mblidhet kurrë që KKT është vetë ai, një resort me standartet më të larta ekologjike ruajti frymën destinacionin? Shqipëria qeveriset nga një kryeministër arrogant”, u shpreh Guri.

Sazan Guri:

I bëj thirrje medias, e kam menduar, jam i bindur që si media si shumë qytetarë një pjesë e tyre fërkojnë duart si ne 45 kur pushteti i binte tregtarëve, thonin i ra beut, i ra biznesmenit.

Kjo frymë komuniste i ka bërë që ata ta ndiejnë që ky tjetri që ka dicka me të drejtë, ta urrejë këtë gjë e këto Rama mund të gjejë mbështetje.

Por me logjikë të ftohtë, sot i ka ardhur radha këtij institucioni, dje e kishte ora news, nesër do e ketë radhën dikush tjetër është presion i pastër politik që t’i bëj atë që dua unë.

Kjo është një frymë komuniste, bizantine që i qërojnë njerëzit një nga një e ti në moment fërkon duart që nuk po më ndodh mua, por kur i vjen te familja e krevati kujtohen, jo është shumë vonë atëherë.

I bëj thirrje mediave që kapet kjo logjikisht, gjykoje. Mund të arrijë vetëm kryeministri pa vendim gjykate vetëm me vendim të KKT që nuk mblidhet kurrë që KKT është vetë ai, një resort me standartet më të larta ekologjike ruajti frymën destinacionin? Shqipëria qeveriset nga një kryeministër arrogant. Mos e leme që kryeministri të shtojë hapin në drejtim të gabuar, eshte shume e rende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura