Shqipëria kërkon ekstradimin, por Laert Haxhiu nuk pranon akuzën për masakrën e Lushnjës. Avokatja: Kërkon të qëndrojë në Greqi, çështja do kalojë në…

May 26, 2023 | 13:17
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Janinës për Laert Haxhiun dhe Juxhin Barjami.

Gjykata  vendos të lirojë  pa asnjë masë  sigurimi 35 vjeçarin Barjami të akuzuar për “ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi te rreme”.

8a0cba74-aa4f-4ff9-906f-86cb62d46b96-599x450

Sa i takon Laert Haxhiun, ai do te transferohet drejt Burgut Koridhalos deri ne shqyrtim te kërkesës se autoriteteve shqiptare per ekstradimin ose jo te tij ne Shqipëri.

Sipas avokates se tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve ne Lushnje ne vitin 2017. Po ashtu ai nuk pranon ekstradimin ne Shqipëri dhe kërkon te qëndrojë ne Greqi. Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura