‘Shpresë për Reantën e vogël’/ Niset drejt Italisë për transplant

SHPËRNDAJE

Nisma e News 24 dhe BalkanWeb për të shpëtuar foshnjën 2-muajshe Reanta Balliu që vuante nga një sëmundje e rrallë, prej së cilës e shpëtont vetëm një transplanti, duket se është përmbushur.

foto-golemi-e1485545985437

Vogëlushja është nisur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 me avion drejt Romës, paratë e të cilit i siguroi reperi i famshëm Noizy dhe miqtë e tij, plot 14 500 euro. Ndërkohë që më herët nga dhurimet e qytetarëve u mblodhën 26 mijë eurot e nevojshme për transplantin.

Bashkë me dy prindërit Reanta e vogël po udhëton me një mjet fluturimi sanitar.

Foshnja e çiftit Balliu lindi me një sëmundje të rrallë, sipas diagnostifikimit të mjekëve me anomali në aparatin tretës. Vetëm pak orë pasi lindi, Reanta iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e të komplikuar në kirurgjinë e spitalit pediatrik në QSUT.

Ashtu siç u tha dhe nga mjekësia, asnjë fëmijë në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” nuk ka lindur me këtë anomali në aparatin tretës dhe se rasti i Reantës është tepër i rrallë por fatkeqësisht në vend nuk ka asnjë spital të specializuar që mund të kryeje transplantin. Ka qenë ndihma dhe mbështetja e madhe e Drejtoreshës Ekzekutive të “Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës”, Gerta Hagen, e cila gjeti spitalin e specializuar për të operuar Reantën në Romë, ndërsa është marrë përsipër nga profesori italian Pietro Bagolan. /bw/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakSkafi pranë Karaburunit, ja sa drogë po transportonin shqiptari me italianët
Artikulli tjetërTahiri në Lapardha, qytetarët dorëzojnë armët: Rrezik më keq se droga

1 KOMENT

  1. Hajde do Zoti sherohesh !

    Dhe do sherhiesh se ke bekimin e gjithe shqiptareve

    Suksese dhe me fat te bardhe !

Comments are closed.