Shpërthimi në Lushnjë, OSHEE stakon linjën e energjisë elektrike. Ja zonat që nuk do të kenë drita për disa orë

Mar 1, 2024 | 19:54
SHPËRNDAJE

Për arsyeje sigurie, OSHEE bën me dije se i është ka kërkuar nga organet e hetimit, që linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj të qëndrojë e stakuar për disa orë. 

lushnja

Kërkesa është bërë pas shpërthimit të fuqishëm, që dyshohet se erdhi si pasojë e kontaktit të vinçit me linjën e tensionit të lartë, ngjarje që la pas dy viktima dhe 7 të plagosur.

Për pasojë, pa drita mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat (Lushnje).

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë/ Dalin pamjet e momentit të incidentit të rëndë, telat e tensionit të lartë bien mbi vinç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura