Shpërthimi në automjet, policia jep detaje: Disa shtetas hodhën lëndë djegëse në “Audi-n” e parkuar!

Feb 23, 2024 | 8:26
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka raportuar se persona të paidentifikuar kanë vendosur një  sasi të vogël lënde plasëse në automjetin në pronësi të 40-vjeçarit Bledar Freskina.

shperthim tritol makine shkoder4

Sipas uniformave blu, automjeti ishte i parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku” dhe nga ngnarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Automjeti që shpërtheu është në pronësi të Bledar Freskinës, pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde djegëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura