Shpërthimi me tritol në Tiranë, policia jep detajet: Lënda plasëse u vu në portën e jashtme të fasonerisë, objekti në pronësi të një italiani

May 25, 2023 | 22:38
SHPËRNDAJE

Tritoli që shpërtheu mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë ishte vendosur në portën e jashtme të një fasonerie.

Capture

Policia bën me dije se objekti në fjalë është në pronësi të një shtetasi italian. Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV, se pronari i fasonerisë është Roberto Bingaido.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer disa xhama ndërsa është dëmtuar edhe një automjet që ka qenë i parkuar pranë fasonerisë.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura