Shpërthim në depon e municioneve ruse në Krime, Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin

Jul 22, 2023 | 15:22
SHPËRNDAJE

Një shpërthim ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një depo municionesh ruse në Krime.

hn
Foto ilustruese

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Ukraina ka marrë përgjegjësitë për sulmin, duke pranuar autorsinë e tij.

Më herët është raportuar për pretendimet ruse se Ukraina kishte sulmuar një depo municioni duke përdorur drone.

Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë i emëruar nga Kremlini, tha në Telegram se nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima, por autoritetet sipas tij, po evakuonin civilët brenda një rrezeje prej pesë kilometrash nga vendi i shpërthimit.

Ushtria ukrainase duket se konfirmoi se kishte nisur sulmin me dron, duke pretenduar se kishte shkatërruar një depo nafte dhe depo armësh ruse, megjithëse pa specifikuar se çfarë armësh ishin përdorur.

Postimet e mediave sociale që qarkulluan të shtunën, tregonin raporte të pakonfirmuara të “disa” dronëve që synonin një depo nafte dhe pistë ajrore, si dhe një shpërthim të fortë që ngjante me zhurmën e predhave shpërthyese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura