Shpërthim me lëndë plasëse para lokalit, zbardhet dëshmia e pronarit: S’kam konflikte! Sekuestrohet kamerat e sigurisë

Nov 21, 2023 | 10:41
SHPËRNDAJE

Shpërthimi me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm (21 nëntor) ka ndodhur para një lokalit në rrugën Dritan Hoxha në Laprakë.

policia-korce (1)

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e biznesit, ndërsa pronari i lokalit ka deklaruar se s’ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Ai është shprehur se nuk e di kush mund ta ketë vendosur eksplozivin.

Pronari i biznesit nuk ka precedent të mëparshëm penal dhe nuk njihet si person problematik.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë se kush e ka hedhur lëndën plasëse.

“Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura