“Shoh frymë bashkimi”- Avokati komenton protestën për ‘Panorama TV’: Opozita ka reflektuar se duhet të ofrojnë një alternativë

Feb 20, 2024 | 20:15
SHPËRNDAJE

Avokati Redi Ramaj, nga studioja e ‘Panorama Tv’ ka komentuar protestën e sotme të opozitës, ku tha se ka parë një frymë bashkimi.

Sipas Ramaj, opozita duhet të jetë shpresëdhënëse dhe gjithëpërfshirëse duke shtuar se tashmë ka reflektuar se duhet të ofrojë alternativë.

Mendoj se fjalimi i Berishës është në vazhdën e retorikës së tij disamujore. Gjithashtu dhe një inkurajim për opozitarët dhe gjithë ata njerëz që mendojnë se janë të keq qeverisur. Shoh një frymë bashkimi, jo vetëm te Berisha, por dhe eksponentëve të tjerë, të cilët dhanë një mesazh bashkimi. Mesazhi ishte i qartë, u pa dhe nga mënyra si u qasën njerëzit. Vazhdimi besoj do të jetë pozitiv. Vazhdimësia e protestës. Duhet një opozitë që të jetë shpresëdhënëse dhe gjithëpërfshirëse

Mu duk protestë me më shumë aleatë, përveç Bardhit, që është element i rëndësishme. Aleatët, pavarësisht se nuk janë të gjithë, kanë patur një ide dhe qasja e tyre në këtë protestë tregon bashkim. Protesta është e mirë, sepse ka gjuhë që u drejtohet dhe njerëzve përtej PD. Opozita ka reflektuar se duhet të ofrojnë një alternativë. Një demokraci nuk mund të funksionojë me një premtim në pushtet.

Bashën e konkurronte Sali Berisha dhe kur nuk pretendonte të ishte kryetar i PD. Numrat kanë treguar se mazhoranca është Berisha dhe nuk mund të bëhesh dhe opozitar me mazhorancës. Është pasiv dhe nuk ka një program të mirëfilltë dhe nuk nxjerrë alternativë të mirëfilltë për opozitën”, tha Ramaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura