Shkodra, qyteti që i feston karnavalet që prej vitit 1860! Në vitin 2008 për herë të parë u paraqit himni me tekst të Angjelin Dedës

Feb 12, 2024 | 10:16
SHPËRNDAJE

DRTK Shkodër në rubrikën e saj “Amarcord” publikoi para pak ditësh në rrjetet sociale një foto të hershme nga festimi i karnavaleve prej komunitetit të krishterë në këtë qytet.

karnavale1-696x501

Qyteti që e ka festuar më herët karnavalen është Shkodra. Festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit të XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90.

Megjithëse mendohet të ketë origjinë pagane, në qytetërimin e krishterë perëndimor, festa e karnavaleve njihet si festë fetare. Vetë emri i saj, në latinisht, nënkupton privimin nga ushqyerja me mish (carnem-levamen ose levare) në 40 ditët që u paraprijnë Pashkëve. Për këtë arsye nuk ka një datë të caktuar për fillimin e festimeve, pasi ajo ndryshon nga viti në vit, sipas Pashkëve. Karnavalet njihen edhe për ironizimin që u bëjnë fenomeneve të pakëndshme shoqërore dhe nga ana tjetër, Shkodra ka primatin e humorit intelektual, goditës dhe therës. Kjo është një nga arsyet që karnavalet për shkodranët njihen si “festa e syrretënve”, të cilat kanë gjetur një terren të përshtatshëm për të hedhur rrënjë e për të lulëzuar në këtë qytet, ku festohen më bukur se kudo.

Ndërkohë nga viti në vit, festimet po tërheqin vëmendje jo vetëm për qytetarët shkodranë, por edhe më gjerë. Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla.

Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që më 1860, për t’u ndërprerë gjatë periudhës moniste e për t’u rikthyer pas shembjes së këtij sistemi. Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan, por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti. Për karnavalet e Shkodrës kanë shkruar figura të njohura si: Kolë Gurashi, Filip Ndoca, Gjush Sheldija, Gjon Karma, Lec Shllaku, Sandër Gera, Andrea Skanjeti etj.. Në vitin 1998, nën drejtimin e Fric Fistani, karnavalet përsëriten dhe njëherë në variantin e tyre origjinal. Këtë iniciativë e vazhdoi shoqata kulturore “Ilirikum” me kryetar Gjovalin Stefa. Në vitin 2008 për herë të parë në historinë e karnavaleve u paraqit himni i karnavalit me tekst të Angjelin Deda. Drejtues e organizator ishte Zef Deda. Dita e karnavaleve është një festë, ku ndërthuret historia dhe kultura, e cila në vetvete përmban shumë domethënie aq sa përmban dhe një maskë apo ngjyrë karakteristike e kësaj feste. Një festë që nuk përcjell vetëm harmoni, por largon e thyen kështu rutinën, monotoninë e përditshme që karakterizon përditshmërinë e njerëzve.

Kalaja e Shkodrës, me maskot dhe guida të përshtatura për fëmijë

Nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës së bashku me specialistë të DRTK Shkodër zhvilluan guidën turistike në kalanë e Rozafës, të përshtatur për fëmijë. Guida ishte mbështetur në dy komponentë: nxitjen e kreativitetit në krijimin e maskotit Geg’ që do shoqëronte turin kulturor si dhe interpretimin e guidës në gjuhën gjermane, italiane, turke dhe frënge. Interpretimi i guidave në gjuhë të huaj në kala përmes maskotit Geg’ udhëhoqi të rinjtë në një përvojë të shkëlqyer për të mësuar më shumë për historinë, kulturën e qytetit dhe kalasë duke iu përgjigjur kuriozitetit të tyre mbi historinë e kalasë së qytetit. DRTK Shkodër bashkëpunoi me Gjimnazin e Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka”, Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Shkollën Austriake “Peter Mahringer”, për të arritur në përshtatjen e guidave në disa gjuhë të huaja.

Karnavalet e Shkodrës, Beci: Po kujdesemi për detajet e fundit të festës tradicionale

Shkodra, e njohur si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, do të kthehet në një ambient festiv nga 23-25 shkurt. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, së bashku me grupin e punës po punojnë për detajet e fundit të kësaj feste, që pritet të gjallërojë qytetin me maskat dhe veshjet e ndryshme. “Karnavalet e Shkodrës do të jenë një festë për të gjithë. Po kujdesemi për detajet e fundit për t’i dhënë kësaj feste tradicionale ngjyrat dhe shkëlqimin e saj. Nuk do të mungojnë as surprizat që do ta shoqërojnë qytetin gjatë 3 ditëve festive, 23-25 shkurt”, – theksoi Beci. Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalet. Festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90. Megjithëse mendohet të ketë origjinë pagane, në qytetërimin e krishterë perëndimor, festa e Karnavaleve njihet si festë fetare. Vetë emri i saj në latinisht nënkupton privimin nga ushqyerja me mish (carnem-levamen ose levare) në 40 ditët që i paraprijnë Pashkëve. Për këtë arsye, nuk ka një datë të caktuar për fillimin e festimeve pasi ajo ndryshon nga viti në vit, sipas Pashkëve. Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura