Shkëndija në linjën e tensionit të lartë shkakton zjarr në pyll, digjet sipërfaqja prej 5 hektarësh

Apr 2, 2024 | 14:23
SHPËRNDAJE

Një shkëndijë e linjës së tensionit të lartë në fshatin Leminot të Maliqit ka shkaktuar zjarr, duke djegur një zonë të pyllëzuar.

pyll-zjarr

Policia bën me dije se nga zjarri, i shkaktuar një ditë më parë, është djegur pjesërisht një sipërfaqe rreth 5 hektarë pyje.

“Më datë 01.04.2024, në fshatin Leminot, Maliq, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar dhe për pasojë është djegur pjesërisht një sipërfaqe rreth 5 hektarë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike e shkaktuar në linjën elektrike të tensionit të lartë, që furnizon fshatrat e zonës”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura