“Shkakton djegie, skuqje e…”- Efektet dëmshme të lyerjes me vaj ulliri dhe ekspozimi në diell, dermatologia paralajmëron nënat: Kujdes fëmijët, çfarë ju këshilloj

Apr 11, 2023 | 11:27
SHPËRNDAJE

Mjekia dermatologe, Rozana Çela ka zbuluar efektet e dëmshme të lyerjes së lëkurës me vaj ulliri tek fëmijët e tek të rritur gjatë ekspozimit në diell.

Në studion e “Panorama TV”, mjekja tha se nënat duhet të kenë kujdes në përdorimin në përdorimin e vajit të ullirit sepse mund të shkaktojë tek fëmijët acarim të lëkurës, irritim dhe skuqje më tepër se ç’duhet.

Ndërsa paralajmëroi ata që e përdorin për nxirje gjatë periudhës së plazhit se kjo gjë është shumë e dëmshme pasi shkaktoi djegie. Në të dyja rastet rekomandoi përdorimin e kremrave me fakto mbrojtës që blihen në farmaci.

Rozana Çela: E kam dëgjuar mitin e vajit të ullirit zakonisht në lëkurat e thata, apo lëkurat që kanë probleme siç është rasti i dermatiti atopik për hidratimin e lëkurës.

Dëgjoj shumë nëna që më thonë ‘e lyej me vaj ulliri për ta hidratuar’, duhet të kemi kujdesi në përdorimin në përdorimin e vajit të ullirit sepse mund të acarojë lëkurën, t’i japë irritim, skuqje më tepër se ç’duhet. Në rastin e mbrojtjes ndaj diellit janë të rekomandueshme kremrat solarë me faktorë të lartë nga 30 deri në 50, por kjo varet edhe nga tipi i lëkurës,  Sa i përket faktit që kanë kimikate, në përgjithësi kremrat kanë kimikate, është e rëndësishme qe kremin që do vendosim ta marrin në farmaci sepse janë të kontrolluara dhe nuk krijojnë problematika.

E dëgjoj që përdoret edhe për nxirje në periudhën e plazhit. Kombinime të çuditshme si vaj ulliri me karota. Është e dëmshme sepse krijon djegie në lëkurë. E vendos dhe rri para diellit për tu nxirë sa më tepër por krijon djegie, që është shumë e dëmshme.

Më vijnë shumë raste nga djegie solare. Është shumë i rëndësishëm përdorimi i kremrave mbrojtës. Përmenda efektet e lehta, por ka edhe efekte të rënda si kanceri i lëkurës. Pikërisht kremrat me faktor mbrojtjes rekomandohet të fillohet deri tek foshnjat. Janë formuluar të tilla pa kimikate që të mbrojnë lëkurën e bebit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura