Shfuqizimi i bordit të karburanteve, Soko në Panorama TV: Nuk lindi si nevojë logjike për t’i dhënë zgjidhje një problemi, Rama njësoj si prestigjatori që nxjerr lepurin nga kapelja

Jun 9, 2023 | 16:19
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, është shprehur se shfuqizimi i Bordit të Karburanteve është diçka që duhet të kishte ndodhur që më herët.

b1c54eda-04b1-4fbd-8924-bee688645595

Komentet Soko i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se Bordi nuk lindi si nevojë logjike për t’i dhënë zgjidhje një problemi, por sipas tij, ishte një krijesë e kryeministrit Edi Rama.

Me ironi Soko tha se Rama e krijoi Bordin pas protestave për rritjen e çmimit të naftës, njësoj si prestigjatori që nxjerr lepurin nga kapelja.

“Duhet të ishte reaguar që në fillim, kur Gjykata anulloi bordin e ushqimeve. Gjykata përcaktonte se deformimi i tregut me këto marrëveshje kartelë është kundër parimeve. Duhet të ishte zhbërë kur gjykata vendosi zbërjen e bodit të ushqimeve.

Nafta duhet të ishte një treg i lirë. Futja e bordit në vetvete ka dëmtuar tregun e lirë. Bordi nuk lindi si nevojë logjike e një sipërmarrjerje që donte t’i jepte zgjidhje një problemi. Në vitin 2021 kur filluan protestat për rritjen e çmimit të naftës, qytetarët i kërkuan qeverisë që të ndërhynte në strukturën e çmimeve. Duke ndërhyrë, ajo do të mundësonte uljen e çmimit të naftës si në tregjet globale. Një propozim i tillë kishte parasysh çfarë kishte ndodhur në vendet e rajonit.

Serbia kishte bërë të njëjtën gjë, Kosova kishte bërë të njëjtën gjë, etj. Çfarë bëri qeveria? Nuk u mor me çështjen e taksave. Doli kryeministri dhe tha që taksat nuk ulen. Dhe për të justifikuar mosuljen e taksës së naftës, si prestigjatori që nxjerr lepurin nga kapelja, kryeministri nxori bordin. Do të ngremë një bord tha për të parë sa transparente janë çmimet e naftës. Në tregun e lirë rregullatori është hequr si concept. Kontrollori më sakt, janë institucione që dëformojnë tregun. Nafta deri në atë kohë do të duhet të ishte një treg i lirë. Futja e bordit në vetvete e dëmtoi tregun.

Nuk u la tregu i lirë, por u nxit rënia dakord mes operatorëve përmes bordit. Tregtarët me pakicë kanë qenë më pak të ndikuar. Përfitimet i kanë patur tregtarët me shumicë. Bërja me dije përshembull për orën 6, merret vendimi në 8 të mëngjesit për orën 6 të pasdites. Në SHBA është vepër penale. Dhënia e informacionit paraprakisht. Sepse i jep mundësi tregtarit që të spekulojë me çmimet. Këto janë problematikat që i solli Bordi. Ne po e deformonim tregun fare. Ata e kishin me ligj komandën e tregut. Ti po çove çmimin për të fituar më shumë”, është shprehur Soko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura