Shfryhet dosja e “bujshme” e prekjes së objekteve ushtarake, lirohen dy rusët dhe djali ukrainas të akuzuar për spiunazh

May 26, 2023 | 7:37
SHPËRNDAJE

NIKOLETA KOVAÇI / Zhurma e një “zbulimi” të bujshëm të tre të rinjve-turistë si pjesë e spiunazhit rus në vendin tonë është shfryrë, teksa të shumëakuzuarit lanë qelinë për tejkalim afatesh.

ruset-e-arrestuar-1

Ata u arrestuan pasi u përplasen me dy persona që ishin të punësuar në repartin e strehimit të municioneve në Gramsh ku përdoren edhe spraj për evitimin e tyre. Po ndërkohë që ata u vunë në pranga dhe nën akuza të forta si të rekrutuar nga spiunazhi rus në vendin tonë, të rinjtë, të apasionuar pas objekteve ushtarake që i përdornin për qëllime përfitimi nëpër blogjet e tyre, mohuan gjithçka që kishte të bënte me këtë akt. Por jehona që shoqëroi udhëtimet dhe kureshtjet e tyre nëpër objektet tona i izoloi në burg ata që me 20 gusht të një viti më parë. Por vajza ruse me dy miqtë e saj këmbëngulën fort të mos ekstradoheshin në vendet e tyre, pasi atyre do t’ju rrezikohej jeta, sidomos Zvetlanës, vajzës nga Rusia, e cila kishte qenë gjithnjë në mbështetje të Ukrainës. Dje, u bë me dije që ata dolën të lirë me masa të lehta shtrëngimi deri në mbarim të hetimeve.

KËRKESA E PROKURORISË

Kështu, 2 rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva, si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit. Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në gramsh vitin e kaluar. Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre. Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi I afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk I ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP.

Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

NGJARJA

Dy rusët Mikhail Zorin, 23- vjeç, Svetlana Timofeeva, 33- vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë, të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografik, harta, të cilat u sekuestruan nga policia. Tre personat e arrestuar më 20 gusht 2022 pranë Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin të Gramshit dyshohet se kanë hyrë në Shqipëri me detyra të caktuara nga shërbimet e inteligjencës ruse. Prokuroria e Elbasanit i akuzoi dhe për dhënie të informave sekrete dhe sigurimi i informatave bazuar në dëshmitë që ata kanë dhënë në prokurori, por që për arsye sekrete prokuroria nuk do ia vërë në dispozicion Gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura