Sherri me Einxhel Shkirën për Oriola Marashin dhe lidhjet me “bad boys”, Kejvina Kthella zbulon detaje! Mashkulli që hyri në mes! Si u prish marrëdhënia me miken e ngushtë

Dec 3, 2022 | 12:46
SHPËRNDAJE

Kejvina Kthella në një prej daljeve të saj publike ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj. Modelja seksi i është rikthyer edhe njëherë sherrit me Einxhel, veç se këtë herë me disa nota pendimi.

kejvina kthella oriola marashi einxhel shkira1

Sherri dyshohej se nisi pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”. Pasi modelja rrëmbeu kupën e spektaklit, Einxhel ka lëshoi disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

kejvina kthella6

Asokohe, u zbulua se dy modelet ishin zënë keq me moderatoren aq sa sherri degradoi dhe në përleshje fizike dhe thuhej se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

einxhel shkira (1)

E ftuar në “Goca dhe Gra” Kejvina është pyetur se si qëndron e vërteta e sherrit të bujshëm ku hodhi poshtë të gjitha spekulimet se debati nisi për një djalë.

kejvina kthella2

Modelja tregoi se ato nuk janë pajtuar ende pasi nuk i ka rënë rasti të takohen dhe tregoi se e gjitha ndodhi për shkak të impulsivitetit të saj. Gjithashtu, bukuroshja theksoi se sherri nuk ka të bëjë aspak për një djalë.

kejvina kthella1

“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë”, u shpreh ajo.

oriola marashi2

E me persona të tretë, Kejvina i referohet ish-mikeshës së saj, Oriola Marashi. Dikur dy vajzat ishin të pandarë, duke qëndruar bashkë përgjatë gjithë kohës.

oriola marashi3

Dhe ka qenë pikërisht Oriola, ajo që futi në sherr edhe Einxhel me Kejvinën, ku dhe ishte e përfshirë vetë në dhunën fizike që ndodhi mes tyre. Por tashmë që edhe miqësia e saj me Kejvinën ka përfunduar, kjo e fundit ka reflektuar në lidhje me çfarë ka ndodhur me ish-finalisten e “Big Brother”.

oriola marashi6

Ato që dikur ishin dy nga mikeshat më të mira në “showbizz”-in shqiptar dhe shpreheshin se për njëra-tjetrën do sulmonin këdo, sot kanë prishur raportet me njëra-tjetrën. Po flasim për dy vajzat seksi Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

kejvina oriola1

Fillimisht, është vënë re se dy modelet nuk ndiqen më në “Instagram”. Ato janë shumë aktive në këtë rrjet social ku shpesh shfaqeshin bashkë dhe bënin postime për njëratjetrën.

kejvina oriola

Mirëpo, tanimë nuk ndiqen më dhe në ditët e sotme një “unfollow’ në “Instagram” përkthehet shpesh në prishje të marrëdhënieve. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por në media aso kohe u tha se një mashkull ishte shkaku i kësaj miqësie të prishur, mashkulli i cili ka flirtuar me të dyja.

kejvina oriola2

Vetë dy protagonistet nuk kanë bërë asnjë reagim publik teksa detajet rreth kësaj situate mungojnë. Dy vajzat nuk kanë ngurruar të tregojnë se lidhja e tyre është aq e fortë sa nëse njëra prej tyre ndodhet në një situatë jo të këndshme, tjetra i del në mbrojtje.

oriola marashi5

Ish-velina publikoi kohë më parë një fotot në “Instastory”, duke shkruar: “Vendosni një përshkrim kësaj fotoje”. Asokohe, një fans i shkroi: “Kur dikush ngacmon Oriola Marashin dhe del ti përpara”.

kejvina kthella9

“Gati në sulm për çdo rast”, shkroi më pas Oriola. Madje, ato të dyja u konfiktuan me moderatoren Einxhel Shkira dhe sherri mes tyre degradoi në përplasje fizike.

einxhel, arber, dj dagz (14)

Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për Kejvinën, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcente çift me politikanin Eduart Ndocaj.

einxhel shkira (14)

Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike. Einxhel tregoi atëherë ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola ndërhyri vetëm prej Kejvinës.

einxhel shkira (13)

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim asokohe.

Einxhel-Shkira2

Por, duket se tashmë Kejvina ka ndryshuar totalisht, duke u shfaqur e penduar për sa ka ndodhur. Megjithatë, modelja ka zbuluar se vijon të ketë të njëjtën dobësi për “djemtë e këqij”.

kejvina kthella4

Modelja seksi Kejvina Kthjella ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale teksa u ndal gjithashtu dhe te partneri ideal për të. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Kejvina u shpreh se tek një partner i pëlqen shumë pamja e jashtme dhe sa i përket postit të tij, modelja u shpreh se do të donte ta kishte një me pozitë.

kejvina kthella3

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, biond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”, u shpreh bukuroshja.

kejvina kthella7

Më tej, ajo tregoi se i pëlqejnë “djemtë e këqij”. Madje, ajo tregoi dhe një histori që i ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë e lidhur me dikë: “Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad boys’”.

kejvina kthella10

Sa i përket “çmendurive” që ka bërë gjatë një lidhjeje Kejvina u përgjigj: “Kam bërë çmenduri. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmenduri. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj ‘WhatsApp’-in tim”.

kejvina kthella

Vetëm pak kohë më parë, “Panorama” zbuloi se Kejvina i kishte dhënë fund kësaj historie që zhvillohej mes Tiranës dhe Dubait.

kejvina kthella5

Shpeshherë ajo postonte foto nga Dubai. Ndaj shpejt u kuptua që veç pushimeve, Kejvina në Dubai shijonte një histori dashurie. Duket se këtë herë lidhja ishte konsoliduar herët dhe modelja nisi në publikonte edhe foto me djaloshin që i kishte fituar zemrën.

kejvina kthella

Ndonëse zgjidhte t’ia mbulonte fytyrën, modelja konfirmoi këtë histori dashurie që e jetonte mes Tiranës dhe Dubait. Por, pa u mbushur viti, nga postimet gjithë dashuri, edhe kësaj lidhjeje i ka ardhur fundi.

kejvina kthella8

Bëhet me dije se Kejvina i ka dhënë fund kësaj lidhjeje, duke lënë pas edhe këtë histori. Modelja ka fshirë nga “Instagram”-i foto me të dashurin e saj dhe ka vijuar jetën e saj mes angazhimeve si modele dhe udhëtimeve të shumta.

kejvina kthella3

Udhëtimi i fundit i saj në Dubai, daton në fund të vitit, duke shijuar atmosferën e festës atje, për të shijuar më pas një vit që e gjeti sërish beqare.

kejvina kthella (9)

E duke e njohur natyrën e saj diskrete sa i përket jetës private, vështirë se biondja seksi do të zgjedhë të flasë rreth kësaj çështjeje, duke mbyllur kështu në heshtje një histori, që fillimisht dukej si një dashuri e madhe mes çiftit.

kejvina kthella (3)

Do të ishte datëlindja e saj, kur Kejvina publikoi një tjetër pozë me partnerin e saj të ri. Një jaht i mbushur me lule, dhurata, shampanjë ishte surpriza që i dashuri milioner i kishte përgatitur si dhuratë.

kejvina3

Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, djali në fjalë gëzon një pasuri të madhe dhe e ka luksin të surprizojë partneren e tij jo vetëm për datëlindje, por edhe në ditë të zakonshme. Pushimet në Dubai, dhurata luksoze, surprizat kanë qenë kryefjalë e kësaj lidhjeje për modelen simpatike.

kejvina kthella audi a8 redjan rraja

Partneri i saj e jeton jetën mes Shqipërisë, Europës dhe Dubait, duke u njohur në rrethin e miqve si një pasanik që e shijon jetën e luksit. E duket se çifti për disa kohë ka shijuar jetën larg zhurmës dhe vëmendjes së Tiranës.

kejvina kthella7

Por, duket se kjo historia intensive mbaroi shpejt e tashmë Kejvina si “single” vijon të pranojë se ka një debulesë për “bad boys”.

kejvina2 kejvina kejvina kthella (8) kejvina kthella (7) kejvina kthella (6) kejvina kthella (4) kejvina kthella (5) kejvina kthella (6) kejvina kthella (10) kejvina kthella (6) kejvina kthella (5) kejvina kthella (4) kejvina kthella (21) kejvina kthella (18) kejvina kthella (17) kejvina kthella (16) kejvina kthella (15) kejvina kthella (14) kejvina kthella (20) kejvina kthella (13) kejvina kthella (12)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura