Sherr në Himarë, i riu dhunon me grushta 55-vjeçarin pas një konflikti verbal

Jun 8, 2023 | 18:06
SHPËRNDAJE

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në Himarë, ku një 23-vjeçar ka dhunuar me grushta një 55-vjeçar.

policia-11

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i riu është shpallur në kërkim.

Gjithashtu bëhet me dije se 55-vjeçari pas dhunës së ushtruar ka përfunduar në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Reagimi i Policisë:

Një 55-vjeçar nga Himara ka përfunduar në spital pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas 23-vjeçar.

Sipas policisë së qytetit bregdetar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi pas konfliktit i riu ka goditur me grushte 55-vjeçarin me iniciale A. M duke e dëmtuar rëndë në kokë.

Sakaq, vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura