Sherr mes dy familje në Pukë, 3 persona përfundojnë në spital me dëmtime nga mjetet prerëse

Nov 20, 2023 | 20:43
SHPËRNDAJE

Dy familje në Pukë janë përfshirë në një konflikt i cili ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

policia-naten

Në sherr janë përfshirë një 55-vjeçar dhe një 36 vjeçar së bashku me nënën e tij. Të tre të përfshirët në sherr kanë mbetur tëlënduar dhe janë dërguar në spital.

Konflikti mes dy familjeve Marku dhe Zefi në Gjegjan të Epërm mendohet të jetë i vjetër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Në fshatin Gjegjan, dyshohet se janë përfshirë në konflikt shtetasi F. M., 55 vjeç, me shtetasin F. Z., 36 vjeç dhe me nënën e tij, shtetasen B. Z., 60 vjeçe, të tre banues në këtë fshat.

Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar të tre këta shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura