Sherr mes të miturve, njëri prej tyre përfundon në spital. Policia i gjen një pajisje elektroshok

Jun 10, 2023 | 19:53
SHPËRNDAJE

Dy të mitur janë përfshirë në një konflikt mes tyre. Ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur ‘5 Maji’ në Tiranë.

policia-tirane-1

Të miturit janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa bëhet me dije se njeri prej tyre eshte shoqëruar në komisariat, ndërsa njëri ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjithashtu gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura