Sherr me thika mes dy adoleshentëve në Shkodër, plagoset 16-vjeçari! Shpallet në kërkim autori

Sep 18, 2023 | 15:53
SHPËRNDAJE

Një sherr me thika ka ndodhur mes 2 adoleshentëve në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

policia

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (18 shtator), ku gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi me iniciale Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin me iniciale K. L..

Mësohet se i riu ndodhet ne spital nën kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të plagosjes.

Njoftimi i policisë

Mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura