Shembja e paligjshme e “Prestige Resort” shkon deri në Kanada! Dy deputetet e kryeministrit Justin Trudeau do ta ngrenë shqetësimin në ministrinë e Jashtme

Dec 5, 2022 | 21:15
SHPËRNDAJE

Prishja e “Prestige Resort” për shkak të vijës editoriale të News24, BalkanWeb dhe Panorama është bërë çështje edhe në qeverinë kanadaze.

shembja e prestige

Sipas News24, dy deputetet liberale të kryeministrit Justin Trudeau, Julie Dabrusin dhe Yvan Baker mësohet se do ta ngrenë çështjen e lirisë së medias në Shqipërisë në “Global Affairs of Canada”, një institucion në varësi të Ministrisë së Jashtme kanadeze.

Julie Dabrusin është një zë i fortë në mbështetje të komunitetit shqiptar në parlamentin kanadez dhe mban postin e kryetares e grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri- Kanada.

Lidhur me prishjen e ‘Prestige Resort’ ka reaguar dje edhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Statusi

Faturat e paligjshmërisë rrezikojnë të bien mbi supet tona!

Diaspora Për Shqipërinë e Lirë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e javës në Shqipëri, të cilat kulminuan sot me shembjen me tritol të një objekti.

Konstatojmë me shumë shqetësim faktin e mungesës së transparencës nga ana e qeverisë për aktet që do të garantonin ligjshmërinë e veprimeve të saj. Tashmë ka precedentë të provuar ku Shqipëria ka humbur beteja të rëndësishme ligjore në arbitrazhin ndërkombëtar dhe fatura e paligjshmërisë bie mbi supet e qytetarëve.

Kujtojmë gjithashtu se Parlamenti Evropian doli këtë javë me një rezolutë e cila dënon edhe një herë sulmet e vazhdueshme dhe presionet ndaj medias. Gjejmë rastin të përkrahim rezolutën në fjalë dhe dënojmë me vendosmëri çdo akt presioni apo paligjshmërie që rrezikon seriozisht të rëndojë mbi xhepat e varfër të shqiptarëve. Veprime të kësaj natyre, qoftë tërthorazi apo të drejtpërdrejta, largojnë Shqipërinë nga procesi i integrimit dhe rrezikojnë seriozisht negociatat me Bashkimin Evropian.

Bëjmë thirrje për reflektim të thellë nga e gjithë shoqëria mbi gjendjen ku ndodhet vendi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura