Shembet ndërtesa 6-të katëshe në Kenia, raportohet për viktima e të plagosur! Nuk dihet sa persona janë nën rrënoja

Sep 26, 2022 | 14:27
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në Kiambu, Kenia.

kenia

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin një fëmijë nga rrënojat.

“Disa të tjerë janë shpëtuar gjithashtu, por fatkeqësisht një pjesë e tyre s’ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra”, tha Guvernatori i qarkut Kiambu, Kimani Wamatangi.

kenia1

Shkaku i shembjes së pallatit është i paqartë, por godina ishte në ndërtim e sipër kur u rrëzua.

Dëshmitarët okularë thanë se ajo ra në një ndërtesë ngjitur. Nuk dihet se sa njerëz janë ende nën rrënoja.

Fëmija që u shpëtua tani po trajtohet në spital, raporton transmetuesi kombëtar KBC.

Ushtarë, punëtorë nga Kryqi i Kuq i Kenias dhe personeli i Shërbimit Kombëtar të Rinisë, si dhe vullnetarë vendas janë të gjithë në vendngjarje në qytetin Kiambu, i cili është rreth 20 km (12 milje) në veri të kryeqytetit, Nairobi.

kenia3 kenia4 kenia5 kenia6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura