Shembet mbikalimi i këmbësorëve tek “Ura e Bahçallëkut” në Shkodër, bllokohet rruga. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja në vendngjarje

Feb 3, 2023 | 12:25
SHPËRNDAJE

Është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut” në Shkodër, por fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.

Sipas policisë, në momentin e shembjes nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura