Shembet çatia e kishës në Meksikë gjatë meshës, raportohet për 9 viktima dhe dhjetëra të bllokuar nën rrënoja, mes tyre edhe fëmijë

Oct 2, 2023 | 7:52
SHPËRNDAJE

Të paktën 9 persona raportohet se janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi shembjes së çatisë së një kishe në Meksikë.

cati kishe meksike

Sipas mediave vendase, 49 persona të tjerë u dërguan në spital, pasi çatia e kishës Santa Cruz të Ciudad Madero u rrëzua.

Policia deklaroi se rreth 100 njerëz ishin në meshë në momentin e shembjes së çatisë.

Gjithashtu dyshohet se ka fëmijë të bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesën e kishës në rrënoja ndërsa njerëzit u grumbulluan duke kërkuar dëshpërimisht për ata që ishin bllokuar brenda.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura