SHBA dhe Izraeli shkaktar? Blinken nga Dubai: Armëpushimi përfundoi për shkak të Hamasit

Dec 1, 2023 | 16:44
SHPËRNDAJE

Antony Blinken ka folur për mediat nga Dubai në lidhje me përfundimin e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

blinken

Ai është kundërpërgjigjur pretendimeve të Hamasit se SHBA dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse donin që armiqësitë të rifillonin.

“Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund, ajo mori fund për shkak të Hamasit,” thotë ai.

Ai përmend raketat e lëshuara në Izrael nga grupi përpara përfundimit të armëpushimit dhe të shtënat në Jerusalem si shembuj të Hamasit që dëshmojnë se nuk kishte interes të respektonte kushtet e marrëveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura