Këngëtarja e njohur Camila Cabello dhe Shawn Mendes i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për herë të dytë.
“Ata u ribashkuan vetëm 6 javë më parë, por tani ata janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri” , tha një burim për “The Sun”.
“Shawn dhe Camila kanë shumë histori së bashku. Por romanca e tyre zgjati vetëm disa javë dhe ata i dhanë fund lidhjes. Ata e kuptuan se ishte një gabim që i dhanë një shans të dytë lidhjes së tyre. Të dy e kuptuan se nuk janë bërë për njëri-tjetrin, prandaj u ndanë.”
Ata bënë publike lidhjen e tyre ne verën e vitit 2019 ku qëndruan së bashku gjatë kohës së COVID-19, ndërsa u ndanë për herë të parë në vitin 2021, pas dy vitesh lidhje.
Megjithatë, nga mesi i prillit po qarkullonin thashetheme se ata ishin rithyer përsëri bashkë, ndërsa ky lajm u konfirmua pasi çifti duke u puthur në Coachella.
Mirëpo as Camila dhe as Mendes nuk e kanë konfirmuar akoma ndarjen e tyre.