“Serbia po kërcënon hapur Kosovën, rrezik për rajonin”/ Tensionet në Veri dhe prezenca e grupit Wagner, Kurti: Ushtarët e KFOR-it nuk i sulmoi populli serb, por bandat e lidhura me Vuçiç

Jun 2, 2023 | 11:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës të posaçme në Kuvendin e Kosovës për gjendjen në Veri, tha se Serbia po shfaq agresion të hapur ndaj shtetit të tij, dhe kjo përbën rrezik për rajonin.

Kurti tha se nuk kanë qenë protestuesit serbë ata që kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, por organizatat kriminale.

Lidhur me lajmin për prezencën e grupit mercenar rus, ‘Wagner’, Kurti tha se kanë qenë anëtarë të organizatave kriminale që kanë përhapur tension.

“Serbia po shfaq agresion të hapur ndaj Kosovës dhe përbën rrezik për rajonin, Kosova nuk mund të paguajë për demokratizimin e Beogradit. Dua që të drejtat e serbëve të jenë të plotësuara dhe të dëgjuara, jam kryeministër i të gjithëve. Ky territor s’ka qenë kurrë i tyre, por vetëm i shtypur. Këtë duhet t’ja bëjmë të qartë të gjithëve.  Për gjendjen në terren, qytetarët të ndjekin vetëm njoftimin e policisë së Kosovës, vetëm aty e kanë të vërtetën. Ka prezencë të madhe të anëtarëve të listës Serbe në Veri, për të organizuar sulme të radhës. Një drejtues i strukturës ilegal po punon për prezencë sa më të madhe të proteuseve.

Personat e maskuar në video udhëhiqen nga ish-kapiteni në Kosovës. Personat e maskuar të shfaqur në video, janë: Nikolla Axhic pjesëtar i organizatës kriminale në Serbi, vëllezërit Stefan anëtarë të organizatës kriminale në rrjetet sociale kanë publikuar lajm se pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë mbërritur në Kosovës, të njohur dhe për lidhjet e tyre me këtë grup. I njohur është dhe Damian Kevnicc, ka paralajmëruar ardhjen e 50 personave nga Serbia në Kosovë, organizata e tij organizoi protestë dhjetorin e kaluar me simbole ekstremiste ruso-serbe. Ushtarakët e KFOR-it, nuk i ka sulmuar populli serb por minicia fashiste, të lidhur me presidentin Vuçiç, të njohur për veprimtari kriminale”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura