“S’e kam prekur asnjëherë vajzën”/ 15-vjeçarja akuzoi të atin se e p*rdhunonte prej 4 vitesh, zbardhet dëshmia e babait dhe nënës! Si u zbulua ngjarja shokuese

May 21, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë”, ka deklaruar babai 48-vjeçar, i cili është akuzuar nga vajza e tij adoleshente se e ka përdhunuar prej 4 vitesh.

abuzimi-arrestimi (1)

48-vjeçari me iniciale B. R., banues në Golem, i cili u vendos në pranga pas denoncimit të vajzës, ka mohuar pretendimet e saj.

Ndërsa nëna e adoleshentes, e pyetur në polici lidhur me akuzat e të bijës, tha se nuk di asgjë dhe se nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti.

15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, ku i rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçares.

Adoleshentja ka rrëfyer se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj, 48-vjeçarin me iniciale B. R., banues në Golem. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vajza iu është nënshtruar ekzaminimeve dhe pritet ekspertiza nga mjeku ligjor.

Njoftim i policisë:

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura