“S’duhet çuar vota dëm te ‘Shtëpia e Saliut dhe Ilirit’”- Balla: Lushnja nuk do i heqë Berishës njollën e SHBA! Votoni vajzën tuaj, Eriselda Sefën

Mar 4, 2022 | 15:52
SHPËRNDAJE

Balla ne Lushnje11Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në përmbyllje të fushatës elektorale për kandidaten e socialiste për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa, tha se më 6 mars vota nuk do ccohet dëm për të shpëtuar shtëpinë e Saliut dhe Ilirit.

Balla tha se kandidatja e PS-së i ka ngjitur shkallët një nga një, ndërsa tha se kandidatin e PD-së “e kanë sjellë me zor”.

“PS kurrë nuk i ka bërë bisht zgjedhjeve, ishin të mirëpritura këto zgjedhje. Ne jemi gatshëm që të vijmë të kërkojmë votëbesimin tuaj në prill dhe maj,  Siç do vijmë të kërkojmë mandatin e 4 për Edi Ramën kryeministër. Ka ardhur koha që në Lushnje të vij një vajzë, që i ka ngjitur shkallët me forcën e vet. Eriselda është një vajza si ajo e çdo familje Lushnjare.

Ka ardhur koha që në Lushnje të vij një vajzë, që i ka ngjitur shkallët me forcën e vet. Eriselda është një vajza si ajo e çdo familje Lushnjare. Votoni për Eriseldën sikur të votoni për veten tuaj në 6 mars.

Natyrshëm thuajani dhe burrave dhe burrave demokrat! Pash shumë miq të nderuar që dikur mbështesnin PD-në dhe sot mbështesin Eriseldën. Mesazhi i 6 marsit, do jetë një votë e thellë sepse lushnjarët nuk kanë votë për të çuar dëm te “Shtëpia e Saliut dhe Ilirit”.

Kongresi i Lushnjës është një prej momenteve më të rëndësishme në shtetin shqiptar sepse u vendosën themelet e shtetit, u vendos kryeqyteti dhe u përcaktuan kufijtë etj,. S’besoj se ka ndonjë lushnjarë 102 vite më pas të kërkojë vota për të shpëtuar Saliun nga njolla e SHBA-ve.

Saliu nuk do votë për të qeverisur Lushnjën, por për të shpëtuar atë nga SHBA. Edhe kandidatin e Lulit e futën me zor, ne s’kemi votë për të çuar dëm”, tha Balla.

TVSH DHE BUJQESIA

Gjatë takimit, Balla ka shprehur mbështetjen për fermerët e Lushnjës, teksa ka theksuar se do vijojë nxitja e personave që punojnë tokën.

Sipas Ballës, qeveria ka miratuar buxhetin më të madh për Bujqësinë, ndaj dhe ky sektor do jetë në fokus të PS-së. “Ne nuk e kemi lënë Bujqësinë pas dore, ne u ulëm TVSH për makineritë bujqësore.

Na u desh të riparomin një skemë për TVSH, nuk u shkonte fshatarëve, por e përfitonin vetëm grumbulluesit. Ne duam të bëjmë një skemë të drejtë të mbështetjes, ku çdo qindarke shkon te fshatari.

Miratuam buxhetin më të madh në bujqësi, dhe ky duhet të shkojë tek ata që do punojnë tokën. Për Partinë Socialiste, njerëzit që punojnë tokën janë njerëzit më të respektuar. Kush punon tokën i bën ndër Shqipërisë”, tha Balla.

 

Fjalimi i TAULANT BALLES

‘Populli i qytetit dhe i Bashkisë së madhe të Lushnjes faleminderit që e keni zbukuruar këtë shesh të quajtur sheshi i qytetarëve për të mbyllur këtë fushatë mbresëlënëse dhe në 6 mars do të jepni verdiktin për të parë Eriselda Sefen në krye të Bashkisë Lushnje.

Nga ky shesh i Kongresit të Lushnjes dua të japim përkrahjen dhe mbështetjen për popullin e Ukrainës me një mesazh ashtu si ishte dhe Kongresi i Lushnjes i cili mbrojti territorin dhe të drejtat e shqiptarëve, pra i japim një mesazh solidariteti popullit të Ukrainës.

Jam krenar që përmbyllim një fushatë shumë civile, shumë qytetare ku meritën e ka populli i Lushnjes me të cilin u takuam në çdo cep, çdo rrugicë e çdo lagjie, cdo fshat dhe mbajtëm shënim që të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes sonë vendore.

Ky është një mandat 1-vjeçar për Eriseldën por ne nuk do ta lëm vetëm, deputetët, Edi Rama sepse janë shumë punë që prej 30 vitesh populli i Lushnjes po i pret.

Populli i Lushnjes ka 30-vite që e pret Përroin e Lushnjes dhe brenda këtij viti e mbyllim si edhe shumë punë të tjera madhëtore që kjo Bashki kërkon.

Qeveria po jep sportin e saj me skemat mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë ku ju fermerë dhe blegtir duhet të aplikoni në mënyrë që puna juaj të ketë sportin e nevojshëm, ndaj, faleminderit atyre që punojnë tokën sepse i bëjnë nder Shqipërisë.

Kjo ishte një fushatë e shkurtër por e nevojshme, sepse Partia Socialiste nuk i bën bisht zgjedhje por del përballë popullit ndaj pas 1 viti ne do të jemi sërish bashkë për të kërkuar qeverisjen vendore dhe në 2025 atë qendrore me Edi Ramen Kryeministër.

Në 7 mars në krye të Bashkisë Lushnje pas 102 vitesh do të vijë një vajzë e cila i ka ngjitur shkallët më forcën dhe eksperiencën e vetë sepse ehste një vajzë si e çdo familjeje Lushnjare, ndaj i them çdo vajze të marrin dhe burrat dhe në 6-mars të votojnë Eriseldën. Rezultati i 6-marsit do të jetë rezultat i thellë sepse lushnjarët nuk kanë asnjë votë për të çuar dëm, nuk kanë vota për tja dhënë Saliut të shpëtojë nga njolla e Amerikës.

Në 6-mara bashkohuni me ne, bashkohuni me Eriselda Sefën për të vazhduar punët e mëdha për Lushnjen.
Tregoni me votën tuaj qe ne te kërkojmë me shumë për Lushnjen ti japim asaj vendin që meriton.

Investimet në Lushnje do të jenë në çdo cep. Ne nuk kemi kohë të merremi me baltaxhinjte e krahut tjetër politik, ndërsa gënjeshtrat vazhdojnë, ne punojmë.
Pas 102 vitesh, në 6 mars, të bashkohemi të gjithë dhe ri japim Lushnjes dhe lushnjarëve atë që ju ka hije!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura