Sara Gjordeni zbulon për ndjekësit ekon dhe i drejtohet bebes me fjalët emocionuese: Më dhe frymë kur bota po ma merrte!

May 23, 2024 | 21:17
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e Big Brother VIP, Sara Gjordeni, përmes një postimi në Instagram, ka shpërndarë një eko të bebes.

sara gjordeni bardhi

Ajo, videon ku në një moment shfaqet dhe partneri i saj Bardhi, i është drejtuar foshnjës me disa fjalë emocionuese.

 “Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?

Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!

Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, shkruan Sara.

 


View this post on Instagram

A post shared by @saragjordeni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura