“Sa të drejtë morale kanë?”- Ina Kollçaku ‘shpërthen’ kundër atyre që postuan mesazhe ngushëllimi për humbjen e Mirush Kabashit: Vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa…

Dec 5, 2023 | 17:24
SHPËRNDAJE

Sot ( 5 dhjetor) u nda nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi. Reagimet të shumta kanë qenë në rrjet për humbjen e madhe të artit shqiptar, me mesazhe ngushëllimi për familjen e aktorit.

mirush kabashi ina kollcaku

Por, këto mesazhe kanë revoltuar Ina Kollçakun, e cila në Instagram ka bërë një postim ku shkruan “të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli”.

“Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës!

Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka. Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër!

Sa të drejtë morale kanë?”, shkruan ajo.

WhatsApp Image 2023-12-05 at 17.20.58

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura