Ruan me krenari në ditët e sotme rrënjët dhe identitetin shqiptar, Rama viziton Eparkinë Arbëreshe të Ungrës: Jemi shumë mirënjohës për mundësinë që…

Jun 3, 2023 | 17:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizitoi sot Kalabrinë, ku zhvilloi takime edhe me komunitetin arbëresh atje.

epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA-EFE/JOHN THYS / POOL

Rama vizitoi gjithashtu Eparkinë arbëreshe të Ungrës, që ruan me krenari në ditët e sotme rrënjët dhe identitetin shqiptar.

“Mirë se na erdhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë arbëreshe bizantine të Ungrës në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na forcon lidhjet me Nënën Shqipëri”, u shpreh Peshkopi i Eparkisë Donato Oliverio.

Ndërsa Kryeministri Rama falenderoi për mikpritjen e veçantë dhe e vlerësoi këtë vizitë si  një mundësi për të njohur nga afër dhe për të prekur realitetin e një komuniteti të rëndësishëm, siç është ai arbëresh që në shekuj ka ditur të ruajë identitetin dhe traditën, duke e përcjellë brez pas brezi.

“Ju falenderoj për këtë mikpritje dhe për këto momente të veçanta. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mikpritje, për këtë mundësi për të njohur nga afër, për të dëgjuar dhe për të kuptuar, se si mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë, se si mund ndihmojmë njeri-tjetrin”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura