“Rrogat do të ristrukturohen në tri grupe”- Zbardhet vendimi i qeverisë, sa do rriten pagat për mësuesit e mjekët! Paga mesatare për punonjësit e administratës do të jetë 900 euro

Apr 1, 2024 | 7:28
SHPËRNDAJE

VOLTIZA DURO/ Gjatë vitit 2024 do të finalizohet reforma e pagave e ndërmarrë nga Qeveria gjatë vitit 2023. Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qen- drore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/ muaj ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024.

mesuesit 1

Në vijim të rritjes së pa- gave të miratuara gjatë vitit 2023, në vitin 2024, parash- ikohet një rritje e konsiderueshme e pagës së punonjësve në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.

Përkatësisht punonjësit mësimorë parauniversitarë do të kenë një rritje page në masën 31.3%, rritje e cila do të përcjellë një rritje kumulative për këta mësues në masën 38% ose në vlerë është në masën 28.900 lekë/muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/ muaj.

“Në sektorin e shëndetësisë pagat e mjekëve specialistë janë rritur ndjeshëm duke e çuar pagën mesatare bruto të mjekut deri në 174.000 lekë/muaj. Në vitin 2024, fokusi i reformës në këtë sektor do të jenë pagat për mjekët e familjes dhe infer- mierët. Në vitin 2023, mjeku i përgjithshëm mori një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 6.000 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20.000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm është 25% dhe shkon deri në 131.000 lekë/ muaj”,-thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Sakaq në vitin 2023, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë morën një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 3.600 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15.000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të infermierit është 27% dhe shkon deri në 87.000 lekë/muaj. Rritja e pagave për punonjësit e aparatit në njësitë e vetëqeverisjes vendore duke synuar ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe nëpunësve të institucioneve qendrore.

Për këtë arsye, pagat do të ristrukturohen në tri grupe (Tirana + 2) me diferencë vetëm 10% nga njeri-tjetri për nivelet e pagave.

“Reforma e plotë e pagave, që po vijon nga vitit 2023, e shtrirë përgjatë dy viteve arrin një kosto prej rreth 39 miliardë lekë dhe përfitojnë 130 mijë punonjës. Politika e pagave lidhet me shumë objektiva të Agjendës 2030 dhe më drejtpërdrejt në kuadër të realizimit të objektivit 8: “Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë” dhe synimit 8.5 “Deri në vitin 2030, arritja e punësimit produktiv dhe punës së denjë për të gjitha gratë dhe burrat, përfshi të rinjtë/të rejat dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe pagë e barabartë për punë me vlerë të barabartë”,-nënvizohet në vendim.

ARSIMI I LARTË

Në kuadër të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, MAS-i ka ndërmarrë një sërë iniciativash si hapja e filialeve të institucioneve të arsimit të lartë të huaja në Shqipëri, hapja e programeve të studimit të përbashkëta dhe të dyfishta me IAL të huaja, si edhe hapja e programeve në gjuhën angleze.

“Një nga arritjet në kuadër të ndërkombëtarizimit është edhe hapja e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, Shqipëri. Kolegji i Evropës është një institucion i arsimit të lartë me reputacion mjaft të lartë i cili do të hapë kampus të ri në Tiranë, pas kampusit në Bruges, Belgjikë dhe kampusit në Natolin (Poloni). Hapja e këtij kampusi do të sjellë zhvillim të sektorit të arsimit të lartë dhe zhvillim të ekspertizës në fushën e studimeve evropiane në vend gjithashtu edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.”,- thuhet në QBZ.

Në këtë të fundit bëhet me dije se programi(et) e studimit që do të ofrohet/n nga Kampusi në Tiranë do të kenë të njëjtat standarde si ato të ofruara në departamentet e tjera të Kolegjit, nën mbikëqyrjen e Këshillit Akademik të Kolegjit dhe do të jenë një ofertë unike akademike për studentët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura